Policia shqiptare ka goditur një tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Në Qafë-Thanë, gjatë kontrollit që iu bë një mjeti tip furgon, i cili udhëtonte nga Shqipëria në Maqedoni, u gjetën dhe u sekuestruan 22 pako me peshë 77 kg kanabis sativa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas kësaj policia arrestoi dy bullgarët, Neven Milenov, 39 vjeç, dhe Shaban Daud, 55 vjeç. Përveç tyre u arrestua edhe u bë shpallja në kërkim e një personi me inicialet A.G, 45 vjeç.
Mjeti tip “Volkswagen” brenda të cilit u gjet droga drejtohej nga Neven Milenov.