Një person është plagosur me armë zjarri pas një përleshje mes disa personave që ndodhi të martën në Viti.
I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia e Kosovës njofton se si pasojë e të shtënave janë dëmtuar dy vetura dhe si prova materiale në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tre copë fishekë, nëntë gëzhoja dhe një plumb i pashkrepur.
Të dyshuarit gjenden në arrati, ndërsa njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin.