Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Shkodër, policia konfiskon rreth 65 kg marihuanë

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Jeran” ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit V.Ç, 34 vjeç, banues në fshatin Jeran, Malësi e Madhe.

Shtetasit të lartpërmendur gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshat, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 63.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë, bën me dije Policia e Shtetit shqiptar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.