Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagoset një person në një lokal në Mitrovicë

Një person është plagosur në një lokal në Mitrovicë afër urës së Ibrit, me ç’rast është dërguar në spitalin rajonal.

Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, duke treguar se njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nuk ka ende informacione për arsyen e të shtënave, por policia ka konfiskuar një armë në vendin e ngjarjes që besohet të jetë përdorur për gjuajtje.

Nuk dihet cila është gjendja shëndetësore e viktimës edhe pse është duke u trajtuar, megjithatë policia po punon në hetimin e rastit.