Në fshatin Gushtericë e Ulët, të Graçanicës, më 14.04.2017 rreth orës 23:10, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj serbë.
Policia e Kosovës njofton se të njëjtit nga njësiti policor janë vërejtur se ishin duke qarkulluar në një arë me automjetin me traga vendore në mes të fshatit Gushtericë dhe Dobratin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë kontrollit në automjetin e tyre është gjetur dhe konfiskuar një Sprej si dhe detektor për kërkimin e metaleve. Gjatë intervistimit të dyshuarit kanë deklaruar se në lokacionin e cekur kanë dal për kërkimin e një qypi të arit sipas tyre të fshehur kohë më parë”, thuhet në raportin 24 orësh.
“Gjatë verifikimit është konstatuar se njëri nga të dyshuarit kërkohet nga Gjykata në Prishtinë andaj i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë me urdhër të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt”.