Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër të arrestuar për ‘trafikim me njerëz’

Me datën 12 prill 2017, Policia e Kosovës, ka arrestuar katër të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale ‘trafikim me njerëz’, ‘shërbime seksuale të trafikimit’, ‘keqpërdorim seksual nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare’, ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’, transmeton Koha.net kumtesën e Policisë.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Y. Q. lindur me 1993 m/sh/k

E. E. lindur me 1992 m/sh/k

A. Xh. lindur me 1989 m/sh/k

A. G. lindur me 1986 m/sh/k

Pas një hetimi të zhvilluar nga njësitet policore të PK-së dhe në zbatim të urdhëresës së gjykatës për kontroll janë kontrolluar dy lokacione shtëpi të të dyshuarve, ku është arrestuar i dyshuari i parë nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘trafikim me njerëz’ kurse tre të dyshimtët e tjerë janë arrestuar nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘shërbimet seksuale të trafikimit’.

Gjatë kontrollit në lokacione të caktuara në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë konfiskuar: 12 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Me këtë rast janë identifikuar edhe dy viktima të trafikimit të cilave u është ofruar ndihma sipas procedurave standarde vepruese për kujdesin ndaj viktimave të trafikimit.

Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelor katër të arrestuarit ndalohen për 48 orë.