Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pas përleshjes, u konfiskohen armët

Policia e Kosovës njofton se dje në Lipjan janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë.

Arrestimi u bë pas një mosmarrëveshje që kulmoi me përleshje nga e cila ata i shkaktuan njëri-tjetrit lëndime të lehta trupore, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me urdhër të prokurorit janë bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse të dyshuarve ku janë gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe 13 fishekë.

Të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.