Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zbulohet depoja me kanabis në Përmet

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Shërbimin e Çështjeve të Brendshme po zhvillojnë prej disa orësh një operacion të madh anti drogë.

Kështu, në kuadër të blicit, në një fshat të Përmetit është zbuluar një magazinë me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, shkruan tch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Magazina në fjalë ndodhet në fshatin Pagri dhe sasia e kanabisit që është gjetur në të, e futur në thasë të zinj, është e konsiderueshme.

Në operacion po marrin pjesë edhe agjentë nga Antidroga, Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria e Policisë Gjirokastër dhe Policia e Përmetit.

{gallery}