Kronikë

Prokuroria Themelore i fton të lënduarit në incidentin e “Bon Vivantit” të paraqiten në polici

Prokuroria Themelore në Prishtinë u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë pësuar lëndime trupore në incidentin në “Bon Vivant” që të paraqiten në Policinë e Kosovës apo në Prokurori.

Sipas njoftimit të së martës, Prokuroria tha se qytetarët duhet të paraqiten me qëllim të zbardhjes së rastit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes këtij njoftimi publik, i bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë pësuar lëndime trupore (të dëmtuarve) në rastin e datës 4 gusht 2023, i cili rast ka ndodhur në lokalin ‘Bon Vivant’, të paraqiten në Policinë e Kosovës-Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë apo në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, dhe atë brenda afatit prej 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit të këtij njoftimi në media dhe në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial, me qëllim të ndriçimit të këtij rasti në plotëni”, thuhet në njoftimin e plotë.

Një person ishte vrarë në lokalin Bon Vivant natën e 4 gushtit të 2023-s, e mbi 15 të tjerë ishin plagosur.

Policia i pati arrestuar disa të dyshuar për përfshirje në rast.