Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, bashkë me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu, si dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, përuruan fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës për nevojat e burgut të sigurisë së lartë në Gërdovc.
Ky projekt i financuar nga Ministria e Infrastrukturës ka një gjatësi prej 725 metrash, gjerësi prej 6 metrash, ndërsa vlera e realizimit të tij është 85,999.90 euro.
Po ashtu, Zharku dhe Veliu inspektuan punimet që po bëhen në zgjerimin e rrugës nacionale N25, segmenti Rrethrrotullimi Besi - Podujevë, lloti 5, projekt ky i financuar nga Ministria e Infrastrukturës, raporton Koha.net.
“Realizimi punimeve të këtij pozicioni ka filluar në fund të muajit mars, ndërsa punimet planifikohet të përfundojnë në fillim të muajit gusht të këtij viti, ku pritet të fillohet edhe me shtrirjen e shtresave të reja të asfaltit sipas projektit për këtë segment”, thuhet në njoftimin e MI-së.
Ky segment rrugor ka një gjatësi prej 4.23 kilometrash dhe gjerësi prej 19.5 metrash, ndërsa vlera e realizimit të tij është 4,287,742.45 eurosh.
-
Qeveria hap tenderin për rrugën që premtoi se do ta realizonte vitin e shkuar
-
Hapet tenderi prej 38 milionë eurosh për rrugën Prishtinë-Podujevë
-
Mbyllet një segment i rrugës Besi-Podujevë për katër ditë
-
MI-ja pretendon ta kryejë shpejt rrugën që s’u bë për 6 vjet
-
Abdixhiku zotohet s s’do të nisë projekte të reja pa i përfunduar ato në proces