Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MAPL financon ndërtimin e rrugës në lagjen Çukarak të Leposaviqit

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe kryetari i Komunës së Leposavicit, Dragan Jabllanoviq, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projektit - Ndërtimi i rrugës në lagjen Çukarak, lumi Tvgjanska dhe Sllanisht në Komunën e Leposaviqit, transmeton Koha.net.

Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit mes zëvendësministrit Bajram Gecaj dhe kryetarit Dragan Jabllanoviq, u realizua në kuadër të mbështetjes financiare të MAPL-së për komunat në financimin e projekteve me interes për qytetarët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo