Nuk ka qytet që ua zëvendëson fshatin banorëve të Radavcit. Përderisa në vitet e pasluftës fshatra anembanë Kosovës janë rrezikuar nga largimi i njerëzve në qytete, kjo nuk ka ndodhur në fshatin që gjendet në dalje të Pejës, përgjatë rrugës në drejtim të Malit të Zi.
Natyra e bukur, ajri, infrastruktura e rregulluar, e kushtet e mira të jetesës, e kanë bërë Radavcin vendbanim të rehatshëm për banorët, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta janë të bindur se nuk mund të jetojnë askund aq mirë sa në këtë fshat, që është atraktiv edhe për vizitorët e shumtë.
Radavci shtrihet në kilometrin e 11-të në dalje të Pejës, përgjatë rrugës Rozhajë-Pejë. I rrethuar nga malet e Zhlebit, në skaj me Drinin e Bardhë, fshati është pjesë e vargmaleve të Bjeshkëve të Nemuna, por i gjithë fshati duket se është i shtrirë në një fushë të rrafshët në mes të malit.
Ky fshat sot konsiderohet një ndër pikat me atraktive për qytetarët brenda dhe jashtë Kosovës si destinacion i këndshëm për të kaluar ditët e pushimit. Posa kalon qytetin e Pejës e merr rrugën për këtë fshat, para sysh shfaqet peizazhi i mahnitshëm i bjeshkëve të larta që shtrihen përgjatë rrugës.
Radavci ka klimë malore. Ndryshimi i klimës vërehet posa hyn në fshat. Një xhemper është gjithmonë i nevojshëm për ata që vizitojnë pjesën atraktive rreth Drinit të Bardhë, qoftë edhe në stinën e verës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)