Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç dhe përfaqësuesin e organizatës turke “TIKA”, me të cilët ka diskutuar për mundësitë investimeve nga bizneset turke në Drenas, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Lladrovci ka njoftuar ambasadoren Kiliç për mundësitë që ofron Komuna e Drenasit për zhvillimin e bizneseve, projektet që janë planifikuar të kryhen gjatë këtij viti dhe projektet që janë në interes të përgjithshëm për qytetarët e Komunës së Drenasit. Ai ka falënderuar ambasadoren për përkrahjen që i ka ofruar organizatës për gruan dhe ka ftuar atë që t’i njoftojë bizneset turke për mundësitë që ofron Drenasi për investime dhe zhvillimin e biznesit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKiliç është zotuar se do t’i shfrytëzoj të gjitha mundësitë ligjore për t’i sjellë bizneset turke në Drenas.