Organizata jo-qeveritare INPO sot përmes një konference ka publikuar doracakun për “Fuqizimin e Pjesëmarrjes Publike në Vendimmarrje”, për nivelin lokal të qeverisjes.
Doracaku shtjellon pjesën ligjore, teorike dhe praktike të pjesëmarrjes qytetare në proceset vendimmarrëse duke paraqitur praktika të mira se si duhet realizuar pjesëmarrjen qytetare në vend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy doracak i referohet zyrtarëve komunalë dhe organizatave të shoqërisë civile (OShC), por mund të shfrytëzohet edhe nga akterë të tjerë, përfshirë qytetarët e rëndomtë, transmeton KP.
Drejtorja ekzekutive e INPO-së, Albulena Nrecaj, theksoi se angazhimi i INPO-së që nga fillimi ka qenë fuqizimi i pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, me qëllim që qytetarët të kenë mundësi që të avokojnë për çështje sociale, politike, ekonomike, transparencë dhe llogaridhënie në institucione publike.