Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëm dy gra në ekzekutivin e Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka vendosur të bëjë ndryshime në stafin drejtues të ekzekutivit të kësaj komune. Komuna e Deçanit ka 11 drejtori dhe vetëm tri prej tyre do të udhëhiqen edhe në mandatin e ri nga drejtorët aktualë.

Drejtori i Urbanizmit, Planifikim Hapësinor dhe Mbrojtje të Mjedisit, Ramë Melaj, drejtori për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike, Izet Zenuni, si dhe drejtori i Inspektoratit, Halil Tolaj, mbesin drejtorë edhe në mandatin e ri. Drejtorët e tjerë, siç e bëri të ditur të premten për KD-në kreu i Komunës, do të ndërrohen, por, sipas tij, jo të gjithë përnjëherë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe ata që do të ndërrohen, siç thotë Ramosaj, nuk do të mbesin pa punë. “Me stafin e drejtorëve që kanë qenë deri tash jam duke u konsultuar qe një muaj dhe kam arritur një pajtueshmëri që mos me i lënë pa punë”, thotë kreu i Deçanit, i cili dy mandatet e fundit ka qenë vetë drejtor i Administratës së Përgjithshme në Komunën e Deçanit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.