Nga sot qytetarët e Vushtrrisë nuk do të paguajnë shpenzimet për ceremoninë e varrimit në territorin e Komunës së Vushtrrisë.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, sot ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi në mes të Komunës dhe Këshillit të Bashkësisë Islame për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e Vushtrrisë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë ceremoni ka marr pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërrnava dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri, Shemsi Rrahimi, i cili e nënshkroi marrëveshjen në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri.
Me këtë marrëveshje komuna merr përsipër të gjitha shpenzimet e varrimit për qytetarët në territorin e Komunës së Vushtrrisë.