Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit të zgjedhur në procesin elektoral të 22 tetorit të këtij viti janë betuar të premten në seancën inauguruese të organit më të lartë vendimmarrës lokal.
Mirëpo kjo seancë është ndërprerë nga kryesuesi në cilësi të këshilltarit më të moshuar, Alush Shala, që vjen nga radhët e PDK-së, pasi që bashkëpartiakët e tij janë laruar nga salla e KK-së kur në rend dite ka qenë pika e betimit të kryetarit, Mytaher Haskuka, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFillimisht kryesuesi i seancës inauguruese ka paraqitur shqetësimin lidhur me ftesën për këtë mbledhje, me ç’rast zyrtarët përkatës kanë sqaruar se bëhet fjalë për gabim teknik në datë, që është evituar brenda ditës dhe se ftesa e përmirësuar është brenda kornizës ligjore.
Pas kësaj Shala ka hapur mbledhjen inauguruese të KK-së, ku këshilltarët kanë miratuar rendin e ditës për betimin e tyre dhe të kryetarit të Komunës. Kësisoj, 41 këshilltarët janë betuar se do të punojnë në përputhje me ligjin për mirëqenien e qytetarëve. Me t’u kryer ky betim, këshilltarët e PDK-së janë larguar nga salla e KK-së. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)