Përmes një kumtese, Alternativa, dega në Gjakovë, ka kontestuar emërimet e sotme të kryetarit Ardian Gjini në dikastere të komunës, transmeton Koha.net
“ Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, përmes emërimeve të sotme, dëshmoi se bartësit e dikastereve në qeverisjen e tij, janë të emëruar për të plotësuar apetitet politike dhe grupore dhe në asnjë mënyrë nuk i shërbejnë interesit të përgjithshëm të qytetarëve të Komunës së Gjakovës”, thotë kumtesa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAlternativa dega në Gjakovë, konsideron se me këto emërime, Komuna e Gjakovës rrezikon seriozisht humbjen e projekteve të mëdha kapitale të filluara nga qeverisja Kusari - Lila.
Në fund të kumtesës Alternativa i bënë thirrje Gjinit, që të publikojë bagazhin profesional të secilit të zgjedhur të tij për të qeverisur me Gjakovën dhe potencialin e tyre intelektual dhe profesional për të shërbyer në dikasteret për ku edhe janë emëruar.