Komuna e Prizrenit ka shpallur njoftimin për dhënien e kontratës për ndërtimin e çerdhes publike, i cili projekt do të realizohet me mjete të buxhetit komunal. Vlera e përgjithshme e kësaj kontrate sipas këtij njoftimi është 440 mijë euro, ndërsa punët do t’i kryejë kompania N.N.SH” Top Projekt”.
Ndërkohë që në planifikimet buxhetore figuron se pushteti lokal ka alokuar më pak mjete, meqë për periudhën buxhetore 2017-2019 për këtë projekt ishin paraparë 250 mijë euro derisa në periudhën 2018-2020 kjo shumë është rritur për 70 mijë euro përkatësisht janë planifikuar 320 mijë euro, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtarët e Arsimit kanë pohuar se dallimi ndërmjet shumës së kontratës dhe mjeteve të planifikuara parashihet që të mbyllet me rishikimin e buxhetit të vitit të ardhshëm...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.