Nga moti me shi në dy ditët e fundit, edhe në Komunën e Drenasit është rritur niveli i ujit në lumin “Drenica” dhe vendbanimeve të tjera, më ç’rast janë vështirësuar disa zona banimi, sidomos në Zabel i Ulët, Komoran, Shtrubullovë dhe Drenas, bëhet e ditur përmes në komunikate për media.
“Njësitet e emergjencave kanë qenë të mobilizuara gjatë 24 orëve të fundit dhe kanë bërë me dhjetëra intervenime, sidomos në objekte banimi dhe biznese, ku është kërkuar nga ana e qytetarëve dhe është e gatshme ne secilën situatë të krijuar. Shtabi i krizave emergjente ne kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë kanë qenë të gatshëm dhe në koordinim të vazhdueshëm me Stacionin Policor në Drenas dhe me Shërbimin e Zjarrfikësve”, thuhet në komunikatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke parë gjendjen e krijuar nga të reshurat e vazhdueshme të shiut, Komuna e Drenasit apelon të gjithë qytetarët që në ato zona ku niveli i ujit është më i lartë, të bëjnë shoqërimin e fëmijëve dhe familjarëve të tyre dhe të reduktojnë lëvizjet e panevojshme deri në stabilizimin e gjendjes së krijuar nga moti i lig. Po ashtu bënë thirrje te qytetarët që në rast të ndonjë emergjence të lajmërojnë shërbimin e zjarrfikësve për t’iu dalë në ndihmë.
Me ndërtimin e disa urave, dhe rregullimin e gypave përcjellës, këtë vit, për dallim nga vitet e tjera, janë evituar disa vërshime, sidomos në fshatin Nekoc, Kizhnarekë dhe afër shtratit të lumit “Drenica” në Komoran.