Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Verrat e Llukës rrethohen me mur 730-metrash

Hapësira shumëhektarëshe e tokës ku është shkruar historia e pajtimit të gjaqeve 27 vite më parë, në Verrat e Llukës së Deçanit, deri në fillim të muajit maj do jetë e rrethuar me 730 metra mur tradicional i ndërtuar me gurë dhe e shndërruar në një sipërfaqe të gjelbëruar, shkruan sot Koha Ditore.

Ky projekt ka nisur të realizohet në muajin qershor të vitit të kaluar, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së mirëkuptimi në mes të Komunës së Deçanit, dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në mars të të njëjtit vit, për financimin e projektit të rrethimit, pastrimit, rrafshimit dhe gjelbërimit të zonës së Verrave të Llukës. Mirëpo, vjet nuk ishin siguruar të gjitha mjetet për realizmin e këtij projekti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.