Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tri fshatra të Karadakut kërkojnë çerdhe të përbashkët

Banorët e 3 lokaliteteve: Zhegër, Llashticë dhe Nasalë të Komunës së Gjilanit, kërkojnë nga qeverisja lokale që t’u ndërtohet një çerdhe e përbashkët për fëmijët e moshës 9-mujore. Ajo, sipas tyre, do t’u ndihmonte në masë të madhe prindërve në angazhimet e tyre në punë.

Kryetarët e këtyre 3 lokaliteteve vlerësojnë se prindërit, të cilët janë të punësuar, qoftë në sektorin publik, qoftë në atë privat, hasin në pengesa gjatë ushtrimit të profesionit të tyre, ngase u mungon çerdhja ku ata do t’i vendosnin fëmijët deri në mbarim të orarit të punës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.