Punimet për zgjerimin e rrugës në dalje të Suharekës nuk do të mund të finalizohen pa i ndërruar gypat e vjetër të ujësjellësit, të cilët në rast të një gabimi më të vogël në punishte, i rrezikojnë banorët e kësaj komune të mbesin pa ujë.
Për ndërrimin e këtyre gypave komuna nuk ka buxhet, andaj janë duke e pritur Ministrinë e Infrastrukturës, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri i Infrastrukturës, Palë Lekaj, ka thënë që ky projekt është stërzgjatur nga mosvendosmëria e qeverisjes së kaluar për ta përfunduar këtë rrugë.
Lekaj ka premtuar që ky projekt do të përfundojë më së largu deri në fillim të qershorit të vitit të ardhshëm.
Vlera e tij kap shumën e rreth 1 milion e 800 mijë eurove.