Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drejtoria e Arsimit të Prizrenit kundër sistemit unik të zgjedhjes së drejtorëve

Zyra e personelit e Komunës së Prizrenit vazhdon të jetë bartëse e procesit të zgjedhjes së drejtorëve të shkollave.

Ndërkohë Drejtoria e Arsimit kërkon që ajo t’i ketë kompetencat për një gjë të tillë, meqë kështu veprohet edhe në komuna të tjera të Kosovës shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Arsim Bajrami, gjatë vizitës së fundit në Prizren fillimisht e ka quajtur të tejkaluar këtë problem, duke shtuar se niveli qendror po bashkëpunon me komunën që të ketë koordinim të plotë në këtë plan. Por më pas ka pranuar se MASHT-i po e rishikon legjislacionin me qëllim të unifikimit të sistemit të zgjedhjes së drejtorëve dhe personelit mësimor.

“Kemi një konsensus të plotë për mënyrën se si do t’i qasemi zgjedhjes së mësimdhënësve dhe drejtorëve. Ministria e Arsimit pas debatit parlamentar është duke e rishikuar legjislacionin për arsimin parauniversitar për të vendosur një sistem unik në nivel republike për zgjedhjen e drejtorëve dhe personelit mësimor”, ka thënë ministri Bajrami... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.