Aktivistët e qendrës së Vetëvendosjes në Obiliq organizuan një aksion simbolik ku u shpjeguan dëmet që po i shkaktohen këtij qyteti nga deponia e mbeturinave në Llazarevë.
Kjo deponi, e cila sipas VV-së është vendosur ilegalisht aty në vitin 2011, rrezikon jetën e qytetarëve në fshatrat Bakshi, Llazarevë, Raskovë, Mazgit dhe Milloshevë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sipas profesionistëve të kimisë toksikologjike, këto elemente të cilat janë gjetur në deponi kanë potencial shumë të lartë kancerogjen”, thotë VV e Obiliqit.
Aktivistët e VV-së në këtë komunë, njëkohësisht edhe asamblistët e Kuvendit Komunal, thonë se kanë bërë disa herë apel për mbylljen e kësaj deponie, “thirrje e cila ka rezultuar me premtimin se deponia do mbyllej, gjë që nuk ka ndodhur ende”.
“Biznesi i cili ka parcelën me qira është kompania Geokos me pronar Nuredin Humollin. Ky biznes nuk posedon as leje nga niveli lokal e as nga ai qendror. Pra, arsyeja e vetme pse kjo deponi vazhdon të ekzistojë është për shkak lidhjes së afërt që ky pronar ka me Gani Thaçin, vëllanë e Hashim Thaçit”, thuhet në reagimin e VV-së së Obiliqit.
“Ne, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje bëjmë thirrje që kjo deponi të mbyllet sa më parë në mënyrë që të sigurohet mirëqenia e të gjithë qytetarëve të Kastriotit”, përfundon reagimi i VV-së.