Ministria e Bujqësisë edhe sivjet ka vazhduar investimet për rehabilitimin dhe zgjerimin e sistemeve të ujitjes, me qëllim të rritjes së rendimenteve në prodhimtarinë bujqësore dhe në zvogëlimin e dëmeve të mundshme që shkaktohen nga temperaturat e larta dhe thatësira.
Për këtë qëllim, MBPZHR-ja do të përkrahë edhe investimin për projektin e zgjerimit të sistemit të ujitjes në fshatrat Piranë, Landovicë, Tupec dhe Krajk të Komunës së Prizrenit, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër realizimin e këtij projekti, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kapllan Halimi ka nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe drejtorin e Kompanisë së Ujitjes Radoniqi-Dukagjini, Jahja Kadrija. Këtë projekt e ka mbështetur edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Komuna e Prizrenit, Nezir Çoçaj, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje.
Me këtë rast, sekretari i përgjithshëm i MBPZHR-së, Kapllan Halimi, ka thënë se përfshirja e sipërfaqeve të reja nën ujitje përbën prioritet për ministrinë dhe ka shtuar se investimet për rregullimin e sistemeve të ujitjes do të vazhdojnë të bëhen edhe në të ardhmen.
e Bujqësisë deri më tash ka arritur të ndërtojë kanale të ujitjes dhe të zgjerojë shumë sisteme ekzistuese nëpër të gjitha komunat e Kosovës e këto investime do të vazhdojmë t’i bëjmë tashmë edhe përmes projektit për zgjerimin e kanaleve të ujitjes në fshatrat e komunës së Prizrenit, për të cilin projekt kemi dhënë mbështetje financiare, me qëllim që të rrisim rendimentet e prodhimtarisë bujqësore, duke ndikuar kështu edhe në shtimin e sipërfaqeve të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore”, ka thënë Halimi.
Përmes këtij investimi me vlerë 633 mijë euro, synohet që nën sistemin e ujitjes të përfshihen 328 hektarë të reja.