Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Rahovec fillon projekti “Sanimi i gjendjes së pyjeve”

Në bjeshkët e Komunës së Rahovecit, ka filluar projekti i përbashkët në mes të Komunës dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në rrallimin para-tregtar “Sanimi i gjendjes së pyjeve”, transmeton Koha.net.

Fillimin e punimeve në projektin “Sanimi i gjendjes së pyjeve” që realizohet në mes të Komunës së Rahovecit dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale nga afër e ka parë Jeton Kryeziu, shef i sektorit të pylltarisë në Komunën e Rahovecit, i cili thotë se ky projekt do të zgjasë dy muaj dhe qëllimi i këtij projekti është zhvillimi i trungjeve me trashësi mbi 10 cm dhe rrallimi i tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pemës këtij projekti janë punësuar pesëmbëdhjetë punëtor për “Sanimin e gjendjes së pyjeve” dhe dy punëtor vëzhgues, të punësuarit janë të fshatrave Senoc, Pastasellë dhe Kaznik.

Image