Procesi i hartimit të planit zhvillimor komunal në Komunën e Ferizajt po vazhdon të përcillet me shkelje ligjore.
Një shkelje e radhës është bërë derisa komuna ka futur në rend të ditës propozim-vendimin për rishqyrtimin e vendimit të datës 1, nr.16 pa e anuluar paraprakisht vendimin në të cilin Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ditë më parë u ka gjetur shkelje. Rreth kësaj çështjeje nëpërmjet një komunikate për media ka reaguar INPO, e cila monitorin zhvillimet në Komunën e Ferizajt, e cila ka rekomanduar këshilltarët e KK-së në seancën e radhës më 9 mars të marrin vendim për anulimin e vendimit 01. nr-16 dhe të mos të miratojë vendim tjetër, por të kërkojë nga Ekzekutivi që draftin aktual ta harmonizojë me ligjet në fuqi dhe të njëjtin ta rishikojë duke i eliminuar paqartësitë dhe informatat e panevojshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(tekstin e plotë sot në Koha Ditore)