Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Prizrenit e paditur në 3.200 lëndë gjyqësore

Raporti i Zyrës së Avokaturës Publike Komunale ka shpalosur numrin e madh të padive ndaj Komunës së Prizrenit.

Organet komunale janë palë në më shumë se 4 mijë lëndë në Gjykatën Themelore, me ç’rast në rreth 3 mijë e 200 lëndë janë palë e paditur, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në shumicën e rasteve, sipas këtij raporti, qytetarët dhe subjektet e tjera e kanë paditur Komunën për çështje të ndryshme.

“Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, Komuna e Prizrenit prej gjithsej diku mbi 4 mijë lëndë sa ka në procedim e sipër, në 80 për qind të këtyre rasteve Komuna është palë e paditur si kundërpropozuese dhe si debitore, ndërsa në 20 për qind të të gjitha këtyre rasteve Komuna është paditëse, kreditore dhe propozuese”, shkruan në raportin e Zyrës së Avokaturës Publike Komunale për periudhën 2016-2017, i cili muaj më parë është dërguar te kryesuesi i KK-së dhe kryetari i Komunës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.