Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drenasi dhe GIZ me memorandum bashkëpunimi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Menaxheri i programit KEEP të Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ), Kai Hofman nënshkruan memorandum të mirëkuptimit, Projekti i Kosovës për Efiçiencën e Energjisë (KEEP) për krijimin e sistemit të menaxhimit të energjisë në nivel lokal, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha net..

Qëllimi i memorandumit është të sigurohet bashkëpunimi i dakorduar dhe i ngushtë midis palëve nënshkruese për krijimin e sistemit për menaxhimin komunal të energjisë, bazuar në marrëveshjen për zbatim të projekteve për bashkëpunim teknik të datës 29.08.2017, në mes të GIZ dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lladrovci falënderoi përfaqësuesin e GIZ për bashkëpunimin e ngushtë me Komunën e Drenasit, ndërsa Menaxheri i GIZ-it tha se Komuna e Drenasit është përzgjedhur e para nga Komunat e Kosovës për arsye se nga viti 2009 që kemi bashkëpunuar i ka përmbushur të gjitha memorandumet e mirëkuptimit njëqind për qind (100%) në fushën e efiçiencës së energjisë. Komuna me këtë memorandum do të përfitoj projekte në fushen e efiçiencës së energjisë e sidomos në objektet shkollore, shëndetësore dhe ato publike.