Haskuka thotë se decertifikimi i Berishës është padrejtësi

Haskuka thotë se decertifikimi i Berishës është padrejtësi

13 shtator 2017 23:52

Mytaher Haskuka, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ka thënë se vendimi i KQZ-së për decertifikim të kandidatit të Nismës, Zafir Berisha, ishte i padrejtë.

KQZ dje e decertifikoi Berishën me arsyen se ka qenë i dënuar për vepër penale në tre vjetët e fundit, ndërsa në Interaktiv të KTV-së, Haskuka ka thënë se me dënimin e Berishës është dëshmuar se ligji nuk vlen për të gjithë njësoj. 

“Kryetari ka qenë i dënuar. Po ashtu edhe gjashtë drejtorë. Është bërë padrejtësi ndaj Berishës. Më mirë mos të kemi fare ligj se ligj që vlen për dikë e për dikë jo”, ka thënë ai.

Haskuka ka komentuar edhe deklaratat e Berishës, që kishte thënë se kandidati i VV-së më shumë flet turqisht se shqip.

“Unë jam shqiptar, flas shqip. Jetoj në Prizren, kam lindur aty. Flas edhe turqisht, gjuhën boshnjake, anglisht dhe nga pak gjermanisht”, është shprehur Haskuka.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme