Këta nxënës ishin në klasën e tretë, kur filloi së ndërtuari objekti i ri i shkollës “Nushi e Tefiku” në fshatin Pasjak të komunës së Artanës.
Plot gjashtë vjet të gjithë prisnin që ta gëzonin objektin e ri, pasi ai i vjetri nuk i plotësonte as për së afërmi kushtet për mësim, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE, drejtori i shkollës thotë se kanë mbetur edhe disa punë për t’u përfunduar, por shpreson që Bashkimi Evropian si financues i projektit, sipas kontratës deri në vitin e ardhshëm do të përkujdeset për finalizimin e gjithçkaje.
KTV-ja kishte raportuar kohë më parë se një kompani kroate, “Zagroje Tehnobeton”, e kontraktuar nga Bashkimi Evropian, kishte marrë 700 mijë euro fond për këtë shkollë, por punën ia kishte lënë në dorë një tjetër kompanie kosovare dhe projekti u zvarrit për vite të tëra.
Ndërtimi i të gjitha shkollave në Kosovë ka marrë kohë më shumë sesa është paraparë.
Njësoj po ndodh me shkollën e arteve pamore në Gjilan.
Nxënësit e shkollës “Adem Kastrati” mësimin do ta mbajnë objektin e gjimnazit “Zenel Hajdini”, pasi objekti i ri i cili ka filluar së ndërtuari para tri vjetësh, ende nuk është finalizuar.
Nxënësit e fshatit Pasjak, pas 6 vjetësh... by kohanet