Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, i drejtuar nga Kryetari i Komunës, Ragip Begaj, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Në këtë mbledhje në mesin e shumë raporteve të drejtorive, ishte edhe njoftimi i Drejtorisë për Shëndetësi, ku sipas drejtorit Hajdin Berisha, “janë ulur masat e gatishmërisë në raport me ethet hemorragjike krime kongo dhe po përmbyllet një mandat katërvjeçar pa raste të vdekjeve nga EHKK”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është ulur niveli i gatishmërisë në QKMF dhe në emergjencë, në raport me EHKK, pasi sipas raporteve, rastet e thumbimeve nga rriqrat tani janë zero, dhe praktikisht jo një vit, por po e përfundojmë një mandat qeverisës katërvjeçar, pa raste të vdekjeve nga EHKK dhe po përfundojmë një periudhë tri vjeçare pa raste të infektimit me virusin e EHKK. Praktikisht, tash e tri vite, virusi vdekjeprurës i EHKK, nuk është prezent në territorin e Komunës së Malishevës, dhe kjo falë përkushtimit të të gjithë faktorëve dhe punës së palodhshme në luftimin dhe parandalimin e EHKK”, ka thënë në raportin e tij, drejtori Berisha.