Agim Bahtiri nuk do ta ketë të lehtë që të marrë besimin edhe në një mandat si i pari i Mitrovicës, bazuar në përgjigjet që lexuesit e portalit Koha.net kanë dhënë në pyetjen se kush mendojnë se do të jetë kryetar i Mitrovicës.
Më shumë se 550 komente janë grumbulluar në pyetjen e ditës së sotme në faqen zyrtare të Koha.netit në Facebook.
Dyfish më pak se sa Fehmi Ferati i Vetëvendosjes, është përmendur Agim Bahtiri i AKR-së. I pari është përmendur më shumë se 200 herë, ndërsa ky i dyti në rreth 100 herë.
Në pjesën tjetër të komenteve përmenden edhe Valdete Idrizi e PDK-së, pastaj Safet Kamberi i LDK-së.
Mitrovica jugore është ndër komunat me më së shumti kandidat për kryetar në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor. Plot 10 kandidat synojnë pozitën e të parit të kësaj komune. Pos Bahtirit, Feratit, Idrizit e Kamberit, në garë janë edhe Esat Peci, nga AAK; Mehmet Mehmeti nga Alternativa; Nystret Preteni nga Fjala; Qazim Shala nga Nisma; Fisnik Gjinaj dhe Basri Brahimi si kandidatë të pavarur.
Portali Koha.net ka nisur një seri të matjes së perceptimeve të qytetarëve për zgjedhjet lokale, përmes pyetjeve që po u drejton lexuesve të vet, sado që kjo matje nuk mund të konsiderohet plotësisht e saktë.
Më poshtë mund të shihni komentet e lexuesve tanë në lidhje me Mitrovicën: