Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, ka përqeshur të gjithë kundërkandidatët e tij në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Duke folur për kandidatin e PDK-së, Shaqir Totajn, Berisha ka thënë se nuk e ka njohur më parë dhe se “ka dalë në Çarshi për të mësuar kush është ai”.
“Për herë të parë e kam parë në fotografi kur është prezantuar nga Kadri Veseli. Kam dalë në Çarshi për të mësuar se kush është ky kandidat. Prej momentit që është imponuar ky si kandidat i PDK-së gjysmën e kryesisë nuk e ka mbrapa. Nuk e shoh si kundërshtar të denjë”, ka thënë Berisha.
Sa i përket Hatim Baxhakut të LDK-së, Berisha ka thënë se ka respekt për të si doktor, por ai është shumë larg politikës. “LDK-ja pothuajse në 17 katunde më nuk e ka asnjë votues, ndërsa Baxhakut i është dëgjuar zëri nja dy herë në Kuvend si deputet”.
Kandidatin e VV-së, Mytaher Haskukaj, Berisha e mban mend për gjuajtjen me gaz në Kuvend të Kosovës.
Edhe
Totaj e Haskuka në balotazh për Prizrenin, Baxhaku akuzon Thaçin e PDK-në
“Ai ka qenë aktiv në Parlament, pasi ka gjuajtur kryeministrin me gaz. Ai nuk ka qëndruar rregullisht në Prizren”, ka thënë Berisha për kandidatin e VV-së.
Berisha e sheh veten si kandidatin më të mirë për Prizrenin dhe thotë se pas tij afër njëra-tjetrës janë LDK-ja dhe Vetëvendosje.