Ekzekutivi i Komunës së Ferizajt në mbledhjen e rregullt të KK-së, të martën, ka publikuar raportin financiar të shpenzimeve buxhetore dhe të hyrave vetjake për periudhën janar-qershor të këtij viti.
Mirëpo ky dokument është cilësuar si i dështuar nga subjektet opozitare PDK dhe lëvizja Vetëvendosje, me arsyetim se gjatë kësaj periudhe Ekzekutivi nuk ka treguar performancë të mirë për shpenzimin e parasë publike, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas opozitës, gjatë kësaj periudhe Komuna ka ngecur në arkëtimin e hyrave vetjake me 35.39 për qind apo mbi një milion euro më pak në krahasim me planifikimin e Drejtorisë së Financave.
Përveç kësaj, opozita ka kritikuar Ekzekutivin me arsyetim se raporti është i punuar dobët nga njerëz joprofesionistë dhe me një varg mangësish teknike e gjuhësore. Ndërkaq, raporti financiar tregon se gjatë kësaj periudhe të raportimit shpenzimi i buxhetit në te gjitha kategoritë dhe nga të gjitha burimet e financimit është 11 milion e 977 mijë euro apo 45 për qind... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.