Organizata gjermane GIZ vazhdon ta ndihmojë Komunën e Kaçanikut. Kështu, drejtori i Arsimit, Enver Kamishi, ka pritur në zyrën e tij përfaqësues të GIZ- CDBE-së, prirë nga udhëheqësi i projektit Boris Scharlowski.
Në takim është konfirmuar mbështetja e GIZ-it gjerman për Komunën e Kaçanikut, për çështjen e arsimit edhe për vitin shkollor 2017-2018, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i Arsimit, Enver Kamishi, ka falënderuar GIZ-in për mbështetjen e deritashme dhënë Komunës së Kaçanikut, sidomos në fuqizimin e arsimit.
Në takim janë diskutuar tema të ndryshme si, shpërndarja e shpërblimeve për shkollat, bazuar në planet e tyre zhvillimore, bashkëpunimi me ekspertët nga Gjermania, promovimi dhe sistemi i monitorimit, fushata për arsim cilësor, zhvillimi i programeve të reja trajnuese për mësimdhënësit ( matematikë dhe shkenca), trajnimet për udhëheqje dhe menaxhim të shkollës etj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.