Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komunat e Anamoravës pa projekte të përbashkëta ekonomike

Bashkëpunimi i komunave të Anamoravës: Gjilani, Vitia, Kamenica, Novobërda dhe disa komuna të tjera më të vogla është bazuar kryesisht në fushën e infrastrukturës. Ndërsa ka qenë më pak i theksuar në bashkëpunimin që ka të bëjë me ngritjen e zhvillimit ekonomik lokal, të kulturës dhe sportit, shkruan sot Koha Ditore.

Rexhep Kadriu, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, deklaron se kanë marrëveshje në fushën e rregullimit të infrastrukturës vetëm me Komunën e Novobërdës dhe atë Vitisë. Ndërsa thotë se me Komunën e Kamenicës nuk kanë ndonjë marrëveshje për ndonjë projekt të caktuar. “Me Novobërdën e kemi pasur bashkëfinancim për projektin e ndërtimit të ujësjellësit, i cili ka bërë furnizimin me ujë për burgun e ri. Dhe bashkëfinancimi i ndërtimit të rrugës deri te burgu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa me Komunën e Vitisë e kemi ndërtimin e rrugës Kravaricë-Ballancë. Me Komunën e Kamenicës nuk kemi bërë asnjë marrëveshje bashkëpunimi për ndonjë projekt. “Nuk kemi marrëveshje të bashkëpunimit përveç me këto dy komuna. Deri tashti nuk ka pasur ndonjë kërkesë, e cila do të involvonte edhe Komunën e Gjilanit dhe për ato nuk është arritur ndonjë marrëveshje”, ka thënë Kadriu.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.