Në qytetin e Rahovecit kanë nisur punimet për realizimin e një projekti të rëndësishëm për qytetarë dhe që ka të bëjë me ndërtimin e rreth rrotullimit tek vendi i quajtur “Rija”, në dalje të qytetit rrugës për fshatin Brestoc.
Qëllimi i ndërtimit të rreth rrotullimit është që të lehtësohet qarkullimi, evitimi aksidenteve dhe rritja e dukshmërisë e cila deri më tani nuk ka qenë e mjaftueshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRealizimi i këtij projekti është pritur mirë edhe nga ana e qytetarëve, të cilët kanë thënë se projekti është shumë i qëlluar, pasi që në mungesë të rreth rrotullimit ka pasur edhe aksidente, kurse me ndërtimin e rreth rrotullimit sigurisht që do të evitohen problemet të cilat kanë ardhur në mungesë të këtij rreth rrotullimi.