Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fushë-Kosova nis ndërtimin e objektit shkollor pa leje ndërtimore

Komunarët e Fushë-Kosovës nuk kanë pasur leje ndërtimore kur e kishin nisur objektin e shkollës në lagjen “Dardania”, afër “Kompleksit 300”, më 17 korrik, shkruan sot Koha Ditore.

Madje, këtë nuk e kanë pasur as një javë pas fillimit të punimeve, më 25 korrik. Këtë ia kanë thënë KD-së zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor. Drejtori i Divizionit për komunikim publik, Fadil Maxhuni, i ka thënë “Kohës Ditore” se Inspektorati i kësaj ministrie ka kërkuar nga zyrtarët e Fushë-Kosovës që të ndërpresin punët në këtë shkollë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Inspektorati i MMPH-së, lidhur me ndërtimin e shkollës në Fushë-Kosovë ka dalë në inspektim në bazë të ankesës nga qytetarët drejtuar në Inspektoratin e MMPH-së me nr. 3674/17; dt. 24.07.2017. Inspektorati i MMPH-së ka inspektuar më 25.07.2017 vendin e ndërtimit të shkollës dhe kemi konstatuar se objekti i shkollës nuk kishte leje ndërtimore”, ka theksuar Fadil Maxhuni.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.