Korporata Energjetike e Kosovës ka marrë vendim për të anuluar dhënien e kontratës lidhur me aktivitetin e prokurimit “Furnizim me pajisje personale mbrojtëse në punë-lot 4 dhe 5”, shkruan sot Koha Ditore.
Më këtë ka pranuar që këtë aktivitet të prokurimit ta kthejë në rivlerësim, edhe pse i njëjti e kishte përzgjedhur fituesin e këtij tenderi. Kjo është bërë pasi, kohë më parë ofertues të këtij tenderi pretendonin se janë bërë shkelje ligjore kur ishte përzgjedhur operatori i rekomanduar për kontratë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë arsyetimin e vendit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), thuhet se njoftimi për kontratë lidhur me këtë aktivitet të prokurimit ishte publikuar vitin e kaluar, ndërsa njoftimi për dhënie të kontratës është publikuar më 23 maj 2017. Kriter për dhënie të kontratës ka qenë tenderi i përgjegjshëm me çmim më të ulët.
(Më gjerësisht sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.