Organizata “Swiss Incorporation Helvetas” nga Zvicra, nëpërmjet OJQ-së “DEMOS”, në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit, ka nisur një fushatë vetëdijesuese kundër vandalizmit në hapësira publike.
Ky aktivitet me moton “Jeto gjelbër” do të vazhdojë deri në muajin shtator, për të organizuar edhe dhjetëra aktivitete të ndryshme, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë periudhës së fundit kohore në qytetin e Lipjanit disa grupe të ndryshme të të rinjve kanë dëmtuar dhjetëra shtylla të ndriçimit publik, mbi 15 shporta të mbeturinave, dhjetë ulëse nëpër hapësira të ndryshme të qytetit dhe disa drunj dekorativë nëpër hapësira publike.
Zyrtarët komunalë të Lipjanit nëpërmjet kësaj fushate kanë kërkuar nga qytetarët ta ruajnë pronën publike, derisa për çdo investim të projekteve apo për mirëmbajtjen e tyre duhet të shpenzohen qindra e mijëra euro të taksapaguesve të këtij vendi.
Valzim Mziu, menaxher i projekteve në Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Komunën e Lipjanit, ka thënë se kjo fushatë ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për mbrojtjen e hapësirave publike.
Ai shpjegon se sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, janë arrestuar dhjetëra persona si të dyshuar për dëmtim të pasurisë publike, andaj një fushatë e tillë vetëdijesuese kundër vandalizmit do të ndikojë në mënyrë pozitive te të tjerët... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.