Në fshatin Llapashticë e Poshtme sot ka nisur ndërtimi i objektit të ri të shkollës, me ç’rast kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, së bashku me banorët e fshatit dhe stafin arsimor, kanë vendosur gurthemelin për fillimin e punimeve.
Në ceremoninë e organizuar me rastin e fillimit të ndërtimit të shkollës së re, Veliu tha se ndërtimi i këtij objekti ishte shumë i nevojshëm për faktin se fëmijët e këtij fshati prej kohësh mësimet i vijonin në shkollën që nuk i plotësonte kushtet për proces normal mësimor, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky lokalitet prej kohësh ka nevojë për shkollë të re. Ne kemi kërkuar vazhdimisht ndihmë nga Ministria e Arsimit, mirëpo nuk kemi hasur në mirëkuptim. Prandaj, edhe kemi planifikuar ndërtimin e shkollës ta bëjmë me mjete nga buxheti i komunës. Pra, jam i lumtur që ky objekt shkollor po ndërtohet me paratë e taksapaguesve llapjanë”, tha ai .
Drejtori i shkollës “ Dituria “ në Llapashticë, Ahmet Kamerolli u shpreh i lumtur për fillimin e ndërtimit të shkollës së re, për të cilën tha se ishte e domosdoshme, për faktin se deri më tani procesi mësimor zhvillohej në një objekt që nuk i plotësonte kushtet.