Ndërmarrja e pastrimit “Echohigjiena” është ankuar në OSHP lidhur me tenderin për pastrimin e hapësirave publike nga Komuna e Gjilanit.
Zyrtarë të kësaj ndërmarrjeje e akuzojnë komunën se për këtë shkak, 23 punëtorë mund të mbesin pa punë, raporton KTV.
Shpalljen e tenderit e sheh si absurde drejtori ekzekutiv Senad Ramaj, pasi shkak për këtë merr marrëveshjen që tashmë e kanë me komunën.
Për drejtorin e shërbimeve publike në Gjilan, Naser Korça, deklaratat e Ramajt se punëtorët do të mbesin pa punë janë kërcënim, pasi sipas tij, kjo nuk do të ndodhë.
Korça thotë se këto janë procedurat e prokurimit dhe nuk mund t’i anashkalojnë.
Korça ka thënë se brenda javës pritet të mblidhet paneli shqyrtues i prokurimit, ku edhe do të vendoset lidhur me këtë tender.
-
Kontratat e punëtorëve, peng i marrëveshjes me Komunën
-
U ndërpriten kontratat e punës 24 punëtorëve të pastrimit
-
Komuna thotë se punëtorët e “Pastrimit” po keqpërdorën politikisht
-
Kryeshefi i “Pastrimit” akuzon Ramën për manipulim: Betejë për tenderë e kontroll mbi paranë publike
-
“Pastrimi” kërkon që Komuna t’i pajisë me kamionë të rinj dhe ta anulojë tenderin për angazhimin e privatëve