Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrobaqepësi me nevoja të veçanta, që jeton nga puna e duarve të tij

Të jesh person me aftësi të veçanta nuk do të thotë se mund të mbetesh i painkuadruar në shoqëri, por edhe se nuk mund të bësh një punë nga e cila mund t’ia dalësh shumë mirë.

Këtë e vërteton edhe 65-vjeçari, Sejdi Rashiti nga fshati Peran i Komunës së Podujevës, i cili ndonëse nuk dëgjon dhe ka pengesa në të folur, në anën e llapit ka disa vite që ka krijuar emër si rrobaqepës i mirë e punëtor i zellshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në dalje të qytetit, afër urës së lumit Llap, mes dhjetëra lokaleve njëra pas tjetrës, zë vend edhe lokali i Rashitit që është adresë për shumë njerëz, të cilët kanë nevojë për të shkurtuar apo edhe ngushtuar rrobat.

Ndonëse në këtë qytet ka edhe shumë rrobaqepës të tjerë, tash e disa vite adresë për shumë banorë të anës së llapit ka mbetur lokali i 65-vjeçarit nga Perani.

Temperatura e lartë që e kishte pasur kur ka qenë fëmijë, ia kishte dëmtuar të dëgjuarit dhe të folurit, por kjo nuk e kishte penguar që pas disa viteve të gjente një profesion nga i cili do ta mbante familjen disa anëtarësh... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.