Kompania rajonale e ujësjellësit “Bifurkacioni” në Ferizaj gjatë muajve të fundit është obliguar t’ua kompensojë nga 50 euro 197 konsumatorëve të cilët këto taksa i kanë paguar për kyçje të reja në sistemin e ujësjellësit pas datës 1 qershor të vitit 2016, megjithëse kjo taksë është zbritur në 5 euro nga Autoriteti Rregullativ i ujit.
Kjo kompani nuk e ka përfillur këtë vendim, ndërkohë ka vazhduar me taksa të njëjta deri në fund të vitit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPak ditë më parë Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimit financiar të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit në të cilin ka gjetur një varg parregullsish dhe ka detyruar kompaninë rajonale të ujësjellësit “Bifurkacioni” në Ferizaj dhe KUR “Prishtina” në Prishtinë, Lipjan e Shtime t’ua kthejë konsumatorëve të gjitha taksat për kyçje pas datës 1 qershor 2016... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.