Ferizaj, 23 qershor – Komuna e Ferizajt nga buxheti i të hyrave vetjake në vlerë prej 20 mijë eurosh ka investuar në sistemin elektronik “E-kioska”, i cili mundëson nxjerrjen e dokumenteve të gjendjes, shkruan sot Koha Ditore.
Gjatë përurimit të këtij projekti është bërë me dije se të gjithë qytetarët e Ferizajt, të cilët kanë nevojë për nxjerrjen e dokumenteve personale të gjendjes civile më nuk kanë nevojë të presin në radhë nëpër sportelet e komunës, por qytetarët mjaftojnë ta kenë letërnjoftimin për t’i kryer të gjitha shërbimet në formë elektronike nëpërmjet 2 “E-kioska”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirëpo të gjithë ata të cilët dëshirojnë t’i marrin së paku pesë lloje të dokumenteve duhet me qenë të regjistruar në sistemin e ri të Ofiqarisë si shtetas të Republikës së Kosovës. Ndërkohë për secilin lloj të certifikatave do të jenë çmimet e njëjta sikur në sportele brenda komunës. Muharrem Svarça, kryetar i Komunës së Ferizajt, ka thënë se ky shërbim do të jetë mjaft i lehtë për përdorim dhe njëkohësisht funksion 24 orë pa ndërprerje.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.