Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Lupç zgjerohet dhe rregullohet shtrati i lumit Llap

Në fshatin Lupç i Poshtëm të Podujevës është duke u realizuat projekti i zgjerimit dhe rregullimit të shtratit të Lumit Llap, transmeton Koha.net.

Për të përcjell nga afër punimet në realizimin e këtij projekti, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi, vizituan sot segmentin e lumit Llap në Lupç, ku është duke u kryer zgjerimi dhe rregullimi, njofton kumtesa komunale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me këtë rast kryetari Veliu tha se realizimi i këtij projekti bëhet në kuadër të investimeve kapitale në zgjerimin dhe rregullimin e shtretërve të lumenjve.

Projekti për zgjerimin dhe rregullimin e shtratit të Lumit Llap në Lupç i Poshtëm përfshinë një gjatësi prej 3.7km. Atje tashmë është kryer pothuajse në tërësi faza e zgjerimit dhe ka mbetur të kryhet edhe rregullimi dhe vendosja e mureve mbrojtëse në disa zona të shtratit të lumit.