Në fshatin Gurbardh të Komunës së Malishevës, ka filluar asfaltimi i rrugëve brenda lagjeve të fshatit. Asfaltimi i rrugëve bëhet në kuadër të investimeve në infrastrukturën rrugore në fshatrat e kësaj komune.
Asfaltimin e këtyre rrugëve e ka parë nga afër edhe Kryetari i Komunës, Ragip Begaj, bashkë me drejtorin e Urbanizmit Ahmet Morina dhe atë të Administratës, Hajrullah Mazreku.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne si qeveri komunale, po punojmë në rregullimin e infrastrukturës në përgjithësi, dhe në Komunën e Malishevës të gjitha rrugët kryesore janë të ndërtuara dhe asfaltuara. E mira e gjithë kësaj është se ne tani, po rregullojmë infrastrukturën brenda lagjeve në fshatrat e Malishevës. Qëllim i yni është krijimi i kushteve sa më të mira për qytetarët e Komunës së Malishevës, e në këtë rast edhe lëvizjen sa më të lehtë për qytetarët, pasi kjo sot është nevojë e kohës. Unë ju përgëzoj juve për këtë rrugë dhe ju garantoj se këto investime nuk do të ndalen, derisa infrastruktura të rregullohet, jo vetëm në qytet, por edhe në të gjitha vendbanimet”, tha Begaj gjatë vizitës së tij në Gurbardh.
Drejtori i Urbanizmit, Ahmet Morina, ka bërë të ditur se aktualisht, në Gurbardh, janë duke u asfaltuar 700 metra rrugë, në brendi të lagjeve dhe këto mundësohen nga buxheti komunal i Malishevës.