Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

U vazhdohet kontrata edhe për gjashtë muaj 86 punëtorëve shëndetësorë në Mitrovicë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ua ka nënshkruar kontratat 86 punëtorëve shëndetësorë, që do të ofrojnë shërbime për qytetarët dhe pacientët që ndodhen në regjim shtrati dhe kanë vështirësi në lëvizje, përkatësisht që kanë nevojë për përkujdesje shtëpiake.

Me rastin e nënshkrimit të kontratave në sallën e Kuvendit të Komunës, ku ishin të pranishëm të gjithë përfituesit, Bahtiri tha se ky projekt është me rëndësi të veçantë për arsye se ai synon të shtoj efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët e komunës që nuk mund të marrin shërbime jashtë shtëpisë së tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai nga punëtorët e pranuar kërkoi angazhim, përkushtim dhe punë profesionale, në mënyrë që qytetarët që kanë nevojë për ndihmën e tyre, të ndihen mirë dhe të bëjnë jetë të rehatshme.

Komuna e Mitrovicës së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Caritas Kosova kanë vazhduar projektin “Përkujdesja shtëpiake”, që ka filluar para dy vitesh, me ç’rast 86 teknikë dhe motra medicinale, për 6 muaj do të ofrojnë shërbime për qytetarët në gjendje të vështirë shëndetësore, në shtëpitë dhe banesat e tyre.

Ky projekt do të ketë një kosto prej 235.000 euro, ku komuna ka kontribuar me 80.000 euro, Ministria e Shëndetësisë 50.000 euro, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale 75.000 euro dhe Caritasi i Kosovës do të kontribuojë me shërbime dhe material shpenzues në vlerë totale 30.000 euro.

Kjo marrëveshje parasheh angazhimin e punëtorëve të lartpërmendur për periodën prej 15.05.2017 deri me 31.12.2017.